Franca sapo ka konfirmuar vdekjen e tretë nga koronavirusi COVID-19. Rasti vjen pasi BE-ja ngriti alarmin për rrezikun e shpërthimit, duke paralajmëruar se tani ky rrezik është i moderuar deri i lartë për shtetet anëtare dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Paralajmërimi vjen mes një rritje të rasteve në Evropë dhe në të gjithë botën. Në një konferencë për shtyp të Komisionit të BE-së, Komisioneri për Shëndetësi Stella Kyriakidou njoftoi Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se niveli i rrezikut është në rritje, ndërkohë që blloku përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, thotë “Euronews”.
BE tani ka më shumë se 2 100 raste të konfirmuara në 18 shtete anëtare, ku 39 njerëz kanë humbur jetën deri më tani. Këto shifra përfshijnë gjithashtu raste në Mbretërinë e Bashkuar, Monakon, San Marinon dhe Zvicrën.



