Të pranishëm në inaugurimin e rikonstruksionit të shkollës “Kongresi i Lushnjes”, përveç kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishin edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta si dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Për kryeparlamentarin Ilir Meta, ky ishte një rikthim në shkollën ku ai kishte studiuar dhe gjatë fjalës së tij ai nuk kurseu as batutat për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Meta gjatë falenderimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ka gjetur edhe një mënyrë për t’i bërë të gjithë nxënësit të qeshin duke bërë një batute me fiqtë.
“Dua të falenderoj Lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën Kongresi i Lushnjes. disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe i kërkuan fiq, tani unë ju siguroj se kur t’i merrni të gjitha 10-ta, do vijnë edhe fiqtë këtu, do vijmë edhe ne t’ju urojmë e përgëzojmë”, tha ai.



