Bordi cakton çmimet e reja, nafta do të tregtohet me 203 lekë/litri dhe benzina zbret në 180 lekë

Bordi cakton çmimet e reja, nafta do të tregtohet me 203 lekë/litri dhe benzina zbret në 180 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë, më 29 prill 2026, çmimet e reja për shitjen e karburanteve në vend, duke reflektuar zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare.

 

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është përcaktuar në 203 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 191 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është vendosur në 180 lekë për litër dhe 168 lekë për litër në shumicë.

 

Autoritetet bëjnë me dije se këto çmime kanë hyrë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 11:30 e datës 29 prill, dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të re të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e mundshme të tregut.

 

Bordi i Transparencës u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë me rigorozitet vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh. Sipas njoftimit zyrtar, subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.

 

Në të njëjtën kohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

 

Në një sqarim shtesë, autoritetet bëjnë të ditur se, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës për karburantet do të mbetet i plotë, në 100%. Kjo pasi çmimet e vendosura aktualisht janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën, mbi të cilat do të aplikohej një ulje e akcizës në 80%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy