Xama: Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 3 muaj, u shpenzuan 22 mln euro

Xama: Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 3 muaj, u shpenzuan 22 mln euro

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me zjarrin e rënë në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit për të cilën u shpreh se mbetjet e grumbulluara nga bashkitë e qarkut të qytetit kanë kaluar kapacitetin dhe më pas u është vënë zjarri.

Ajo që ne kuptojmë nga të tilla pamje me tym e flakë në Elbasan ëhstë fakti që inceneratori nuk punon dhe pse për të është paguar 22 mln euro.

Është një pjesë e landfillit të inceneratoerit të Elbasanit ku mbetjet janë grumbulluar nga bashkitë e qarkut të Elbasanit dhe për shkak të tejkalimit të kapacitetit ka pasur një zjarrvënie.

Nuk dihet nëse zjarri është vënë nga autoritete vetë apo njerëz të tjetër. Ajo që ne kuptojmë është se inceneratori i Elbasanit nuk punon dhe ndodh kjo që ne shohim në pamje dhe nuk janë shpenzuar pak por plot 22 mln euro.

Dhe kur është dorëzuar dhe i është dhënë në përdorim kompanisë EkoElb inceneratori ka punuar në totalin e tij vetëm 3 muaj dhe tani prej 1 viti nuk funksionon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy