Trafik droge Shqipëri-Greqi, 6 të arrestuar

Trafik droge Shqipëri-Greqi, 6 të arrestuar

Një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria për në Greqi është shkatërruar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda. Në pranga u vunë 6 persona, dy prej të cilëve organizatorë të këtij grupi.

Sipas prokurorisë “ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi”

Droga nga jugu ne Greqi

“Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, i cili dyshohet se ka trafikuar në kohë dhe sasi të ndryshme kanabis sattiva nga Jugu dhe Juglindja e Shqipërisë, për në territorin e Greqisë. Në kuadër të këtij hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjatë muajve të kaluar, disa anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ndërkohë, në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda identifikoi plotësisht personat që konsiderohen përgjegjës për organizimin e trafikut”, sqaron Prokuroria.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona. Masat u zbatuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Më konkretisht, në kuadër të këtij hetimi, u arrestuan, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, shtetasit:

1-Gazmend Lleshakanu, organizator
2-Jorgo Dulla, organizator
3-Isak Alla, bashkëpunëtor
4Aurel Toska, bashkëpunëtor

Gjithashtu, u arrestuan për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, shtetasit:

5-Gëzim Balla
6-Jani Meçja

Trafik dhe nga Maqedoni-Greqi

Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi", sqaron me tej prokuroria/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy