
Nga sot Italia i ka dhënë fund përdorimit të maskave në ambiente të hapura. Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se vendimi për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura nuk është i detyrueshëm vetëm në raste se nuk ka shumë grumbullime dhe respektohet distanca fizike.
Ndër të tjera bëhet me dije se nëse në një rajon do të vihet re një rritje e rasteve të reja me Covid atëherë do të rikthehet dhe përdorimi i maskës.

Ndërkohë maska do të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura në dyqane, në qendra tregtare, në baret dhe restorantet, në muzetë dhe kinematë. Gjithashtu e detyrueshme maska ngelet dhe në përdorimin e transportit publik.
Në Itali, e cila nga sot do të jetë e bardhë dhe ku mund të qëndroni pa maskë nëse jeni jashtë, ka akoma dy milion e 700 mijë qytetarë që janë mbi 60 vjeç dhe nuk kanë bërë as një dozë vaksine, prandaj nuk kanë asnjë mbrojtje ndaj Covid pavarësisht se janë kategoria që rrezikon pasojat më të rënda në rast të ngjitjes.
Nga nesër ne heqim maskat jashtë, është një shenjë pozitive, ne do të fillojmë përsëri pas një viti e gjysmë për të pushtuar hapësira të normalitetit. Por ne nuk duhet të ndalemi të jemi të kujdesshëm, vigjilenca duhet të mbetet gjithmonë e lartë.



