BE: Në Shqipëri fushatë anti-vetting, duan të delegjitimojnë procesin

BE: Në Shqipëri fushatë anti-vetting, duan të delegjitimojnë procesin

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ditët e fundit aktorë të ndryshëm politikë dhe të medias janë përfshirë në një fushatë për të delegjitimuar procesin e vettingut.Deklarata ka ardhur nga shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Sylvain Gambert.

“Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e Brukselit në Tiranë, ky proces do të zbatohet. Kjo fushatë anti-vetting synon të njollosë të gjithë faktorët e përfshirë në reformën në drejtësi”, deklaroi Gambert. 

Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, i cili tha se në media ka shumë keqinformim mbi reformat, kostot dhe përfitimet e anëtarësimit në BE, raporton tch.

“Ajo që vërehet shpesh në media është raportimi i cekët për atë se çfarë është reforma në vetëvete, cilat do të jenë kostot dhe përfitimet për qytetarin shqiptar, integrimin në BE, etj”, tha Dobrushi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy