Studimi: Vaji i ullirit, më i mirë se Viagra

Studimi: Vaji i ullirit, më i mirë se Viagra

Të ushqyerit sipas dietës mesdhetare u jep meshkujve një jetë aktive seksuale edhe në moshë të avancuar dhe “çelësi” për këtë është vaji i ullirit.

Konsumimi i 9 lugëve vaj ulliri çdo javë, së bashku me shumë perime, fruta, peshk dhe fasule, e ul rrezikun e çrregullimeve të ereksionit me 40%.

Rezultatet e studimit të kryer nga Universiteti i Athinës janë paraqitur në Konferencën e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në Mynih.

Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim shëndetin e 670 meshkujve me moshë mesatare 67 vjeç, të gjithë banorë të ishullit grek Ikaria.

Ata arritën në përfundimin se nëntë lugë vaj ulliri, 13 racione perimesh, 6 fruta, tre racione peshk dhe dy racione fasule u garantojnë meshkujve një jetë seksuale aktive edhe në të 70-at.

Studiuesit thonë se dieta mesdhetare i ndihmon meshkujt të kenë zemër të shëndetshme dhe enë gjaku të pastra, çka garanton qarkullim të mirë të gjakut në të gjithë trupin.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy