Shkodër, goditet grupi i shitjes së drogave të forta

Shkodër, goditet grupi i shitjes së drogave të forta

3 muaj pas hetimeve intensive, është finalizuar operacioni për goditjen e një grupi criminal në Shkodër, i cili tregonte drogëra të forta të llojit kokainë dhe heroinë. Në njoftimin e kësaj të shtune nga drejtoria e policisë së shkodrës mesohet se operacioni është kryer në bashkëpunim me strukturat vendore të sa, me prokurorinë dhe forcat ndëroperacionale të shtetit. Në pranga kanë rënë 7 persona dhe një tjetër ishte në kërkim. Sipas policisë, bazuar në këto hetime, ka rezultuar që menaxher i një lokali nate në Shkodër Helidon Marku dhe në bashkëpunim me persona të tjerë konkretisht Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali, I cili tashmë është sekuestruar. Po kështi janë sekuestruar dhe një sasi prej 2 kilogram e 237 gramë kokainë, 3 automjete, 10 celularë dhe një sasi e konsiderueshme vlere monetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy