
Më 10 prill, në mes të shumë makinave sportive të shekullit XXI, në ankand doli edhe një Ferrari 512 TR i vitit 1993, për një çmim prej 275 mijë dollarësh.
Sipas Jakob Greisen, nënkryetar dhe shef i Motoring të SHBA për Bonhams, "512 TR, ose i njohur ndryshe si Testarossa, ishte fundi i epokës së dymbëdhjetë të Ferrarit, e cila filloi me 365 Boxer rreth 20 vjet më parë". Ai shton se meqë modeli përfaqëson "modelin më të rafinuar të Testarossa-s tashmë legjendare", ai është bërë më i lakmuar me kalimin e kohës.
Testarossa i Ferrarit, pasardhësi i menjëhershëm i Berlinetta Boxer (BB 512), u prezantua në 1984 në Paris Auto Show. Dizajni i Pininfarina ishte një triumf estetik në një vit që solli kulturën kitsch si posterat e Patrick Nagel dhe sezonin e parë të shfaqjes televizive Miami Vice, dyshja e famshme e detektivëve.
Testarossa (Type F110), për të mos u ngatërruar me 250 Testa Rossa origjinale të Ferrarit të vitit 1957, u bë përgjatë vitit 1991. Me gati 7 200 njësi të ndërtuara, ishte një sukses i pakualifikuar për modelin më të mirë të Ferrarit. Ai u pasua nga një 512 TR më i rafinuar dhe më pas një 512 M, që dallonte te fenerët e hapur. 501 të tilla u prodhuan nga 1995 në 1996. Në 1996 erdhi Maranello 550, e cila kishte një konfigurim më konvencional të motorit V-12.
Pavarësisht se ishte shumë më i madh se Berlinerta Boxer që zëvendësoi, Testarossa ishte më e lehtë. Me tavan dhe dyer çeliku, ndërsa panelet e tjera në alumin, ky model paraqiti një dizajn aerodinamik që rezultoi në një koeficient të ulët tërheqjeje me forcë të lartë.
Ndërsa është në mënyrë të padiskutueshme një makinë sportive, termi "GT me dy vende" mund të jetë më i saktë, pasi Testarossa dhe të modelet e saj të ngjashme nuk u sforcuan kurrë për t’u futur në garën e makinave sportive.
Kjo makinë, në gjendje origjinale dhe me kilometrazh më pak se 10,750 milje, përfundoi në maj 1992 dhe mban edhe sot bojën e saj origjinale, Rosso Corsa. Historia e saj mund të gjurmohet në British Columbia, Kanada, nga 1994, me pronarin e fundit në 2019.



