Ishujt rusë shpallin emergjencë pas pushtimit masiv të arinjve polare (VIDEO)

Ishujt rusë shpallin emergjencë pas pushtimit masiv të arinjve polare (VIDEO)

Autoritetet ruse të mjedisit kanë dërguar një grup të specialistëve në një rajon të largët për t’i qetësuar dhe për t’i larguar disa arinjë të uritur polarë, të cilët i kanë rrethuar njerëzit që jetojnë në një grup ishujsh.

Ky vendim u mor pasi zyrtarët në arkipelagun “Novaya Zemlya”, në të cilin banojnë rreth 3 mijë banorë, kërkuan ndihmë nga autoritetet qendrore. “Nuk jemi përballur asnjëherë më parë me një numër kaq të madh të arinjve. Ata i kanë ndjekur njerëzit”, tha Zhigansha Musin, udhëheqëse e administratës lokale, shkruan “The Guardian”.

"Nuk ka pasur asnjëherë një invazion masiv të arinjve polare", tha Zhigansha Musin, kreu i administratës lokale. "Ata kanë ndjekur njerëzit."

Njerëzit janë të frikësuar dhe nuk po guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre. Prindërit nuk kanë vullnet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe çerdhe”, tha zëvendëskryetari i këtij rajoni, Alexander Minayev. Për këtë arsye, autoritetet e kanë shpallur gjendjen emergjente.

Në disa pamje të publikuara, arinjtë polarë janë parë duke kërkuar ushqim në mbeturina, ndërsa përpjekjet e banorëve për t’i frikësuar arinjtë me bori të veturave dhe me qen kanë dështuar.

Në Rusi, arinjtë polarë konsiderohen kafshë të rrezikuara nga zhdukja dhe vrasja e tyre me armë është e ndaluar me ligj. Sidoqoftë, autoritetet thonë se mund të jenë të detyruara ta bëjnë një përjashtim nga ky ligj, nëse dështojnë përpjekjet tjera për t’i larguar kafshët.

Në 2016, pesë shkencëtarë rusë u rrethuan nga arinj polare për gati dy javë në zonë të largët në Troynoy Island, në lindje të Novaya Zemlya.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy