I dyshuar për skemë përdhunimi dhe trafikim, arrestohet guruja i jogës në Francë

I dyshuar për skemë përdhunimi dhe trafikim, arrestohet guruja i jogës në Francë

Policia franceze ka vënë në pranga gurunë e jogës Gregorian Bivolaru si dhe 41 persona të tjerë të akuzuar për rrëmbim, përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Viktimat e supozuara u tërhoqën me premtime për një zgjim shpirtëror, vetëm për t’u indoktrinuar dhe manipuluar mendërisht në marrëdhëniet seksuale me 71-vjeçarin Bivolaru.

Bivolaru, i cili ishte subjekt i një urdhër-arresti nga Interpol dhe të tjerët u arrestuan gjatë kontrolleve në Paris dhe zona të tjera të Francës gjatë javës që lamë pas.

Njëzet e gjashtë viktima të supozuara u gjetën duke jetuar në kushte “të mjerueshme”, tha burimi, raporton CNN.

Bivolaru themeloi një rrjet të quajtur Lëvizja për Integrim Shpirtëror Absolut (MISA) në Rumani në vitin 1990 përpara se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht si Atman, Federata Ndërkombëtare e Jogës dhe Meditimit, sipas prokurorëve francezë dhe një faqe interneti për Bivolaru.

MISA mohoi akuzat pasi u kontaktua nga CNN për koment dhe pretendoi se Bivolaru nuk e kishte themeluar Atman dhe as nuk kishte mësuar joga që nga viti 1995.

Një deklaratë për shtyp , që i atribuohet bordit të Federatës Atman, dhe e postuar në faqen e internetit të Atman, i quajti arrestimet “një gjueti shtrigash të shpifura kundër spiritualitetit të vërtetë”.

Federata Atman nuk është përgjegjëse për jetën private të nxënësve dhe mësuesve të shkollave anëtare.

Një deklaratë për shtyp që i atribuohet Shkollës së Yogas MISA dhe e postuar në faqen e internetit të Atman përshkruan shkollën franceze në qendër të bastisjeve si pjesë e rrjetit Atman, por një “entitet i pavarur, me menaxhimin dhe organizimin e vet”.

Një organizatë joqeveritare franceze, Lidhja e të Drejtave të Njeriut, i dorëzoi raportet nga ish anëtarët e organizatës një agjencie qeveritare që monitoron dhe analizon lëvizjet e kultit në Francë në korrik 2022.

Muajin pasardhës, zyra e prokurorit publik të Parisit ia referoi çështjen Zyrës Qendrore për Represionin e Dhunës kundër Njerëzve (OCRVP) – një agjenci qeveritare franceze përgjegjëse për hetimin e sekteve të supozuara për të parë nëse janë kryer ndonjë krim, tha burimi gjyqësor.

Një burim gjyqësor tha se “shumë gra të kombësive të ndryshme pretenduan se ishin viktima të aktiviteteve të organizatës MISA dhe udhëheqësit të saj Gregorian Bivolaru”.

Burimi gjyqësor shtoi se shkolla i joshte viktimat nën maskën e yogës tantra, një degë e jogës e bazuar në traditat hindu e cila përqendrohet rreth zgjimit të spiritualitetit nëpërmjet seksualitetit.

Më pas, viktimat e supozuara thanë se manipuloheshin mendërisht për të pranuar “marrëdhënie seksuale të krijuara për të shtypur çdo nocion pëlqimi në lidhje me marrëdhëniet seksuale”.

Burimi gjyqësor tha se viktimave të supozuara iu tha se pëlqimi ishte një reflektim i egos që i pengonte ata të arrinin një gjendje zgjimi shpirtëror.

Viktimat pretenduan se ishin inkurajuar të “pranonin marrëdhënie seksuale me udhëheqësin e grupit dhe/ose të abonoheshin në praktikat pornografike për një tarifë në Francë dhe jashtë saj”.

Një hetim gjyqësor nisi në korrik 2023 mbi akuzat për abuzim të personave vulnerabël nga një anëtar i një sekti, rrëmbim, përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Ai arriti kulmin me operacionin në shkallë të gjerë të nisur të martën, ku përfshiheshin gjithsej 175 oficerë policie franceze në të gjithë Parisin dhe disa rajone të tjera, ku u arrestuan Bivolaru dhe të tjerë.

Njëzet e gjashtë viktima të supozuara u gjetën duke jetuar në kushte të vështira dhe johigjienike, tha burimi gjyqësor.

“Ne drejtuam hetimin dhe kryem operacionin me përforcime nga policia gjyqësore”, tha një zëdhënës i OCRVP për CNN. Zëdhënësi tha se tetë vende u bastisën.

‘Mentori shpirtëror’

E themeluar në vendin e tij në Rumani në vitin 1990, rrjeti i shkollave të Bivolaru u zgjerua më vonë ndërkombëtarisht në vendet në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe Azi.

Në faqen e internetit të MISA, ajo e përshkruan veten si “shkolla më e madhe e jogës në Evropë”.

Në të thuhet se Bivolaru është i pajisur me “njohuri enciklopedike” dhe “përvojë të madhe praktike”. MISA i referohet Bivolaru si “mentor shpirtëror” i shkollës.

“Që nga viti 1990, MISA Yoga School ka hapur kurse yoga në më shumë se 250 qytete në Rumani dhe 33 vende të tjera”, thuhet në faqen e internetit, duke shtuar se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë praktikuar në shkollë është rreth 35.000.

Instruktorët e jogës zgjidhen përmes provimeve teorike dhe praktike dhe i nënshtrohen një trajnimi të veçantë.

Bivolaru u dënua për përdhunimin e një të mituri në Rumani në vitin 2013 dhe u dënua me gjashtë vjet burg në mungesë. Ai u ekstradua nga Franca tre vjet më vonë në 2016.

Megjithatë, ai kreu vetëm një vit e tre muaj nga dënimi i tij përpara se të ikte nga Rumania në 2017 ndërsa ishte në lirim me kusht dhe të rifillonte praktikat e tij si guru joga.

Ai është gjithashtu në listën e ‘kërkuar’ të Interpolit për akuzat penale të trafikimit të rënduar të qenieve njerëzore në Finlandë, një krim i dënueshëm me 10 vjet burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy