Një i vdekur nga orteku në Brezovicë, viktima është zv.ministri kosovar

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë, viktima është zv.ministri kosovar

Një person ka humbur jetën dhe një tjëtër është plagosur në Kosovë, si pasojë e rënies së një orteku dëborë në Brezovicë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, raporton KosovaPress.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 15:00 të së shtunës (26 janar), ndërsa viktima është identifikuar si Arian Daci.

Morina ka thënë se A.B dhe Arian Daci kanë qenë së bashku duke bërë ski gjqtë kohës që kanë goditur nga orteku.

Dy personat dyshohet se kishin shkuar në Brezovicë për sporte ekstreme, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

Ata kanë qenë në skijim në pjesë ekstreme ku nuk ka pista dhe ka gjasa që ortekun e kanë krijuar vetë”, tha Morina.

Identitetin e viktimës e kanë konfirmuar dhe disa burime të tjera.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. 

Autoritetet kosovare kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zyrtare: Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy