Ka përfunduar takimi i shumëpërfolur mes presidentit të Barcelonës Josef Maria Bartomeu dhe babait të futbollistit Lionel Messi, Jorge Messi. Ashtu siç edhe pritej, raporton ‘El Mundo Deportivo’, ka qenë pa rezultat pasi palët kanë qenë stoik në pretendimet e tyre.
Presidenti i Barcelonës Bartomeu ka thënë se në rast largimi Messi duhet të pagujë klauzolën 700 mln euro, ndërsa babai i futbollistit deklaron të kundërtën. Thuhet se në kontratën e Messi-t është një klauzolë që në vitin e parafundit të skadencës e lejon të largohet me parametra zero.
Ndërkohë Bartomeu ka ofruar një tjetër zgjiedhje, atë të rinovimit edhe për dy vite me Messi-n, por që nuk është diskutuar nga Jorge, që njëkohësisht është edhe agjenti i Messi-t.
Duket se palët janë krisur për të mos u ngjitur më, pasi sot në mëngjes babai i futbollistit konkretisht deklaroi se është e vështirë që Messi të qëndroi sërish te Barcelona. Për ‘pleshtin’ mundësia më e madhe është që sezonin e ardhshëm të luajë me Manchester City-n në Angli, por edhe Inter me Paris SG janë në garë.



