Një aksident i ndodhur dje paradite në afërsi të ish-Ekspozitës në Tiranë ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një 38-vjeçari. Sipas policisë së Tiranës, O.L., 38 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është përlasur nga një automjet, i cili drejtohej nga një femër.
Drejtuesja e mjetit, K.I., 42 vjeç është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, e ndihmuar nga 27-vjeçari Ksandros Kiço, i cili është vënë në pranga nga policia.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.06.2017, u arrestua shtetasi Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K. I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
Rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I. duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa shtetaset e tjera, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Punohet për kapjen e shtetases K. I. dhe pasagjereve në automjet.
Parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 në ngarkim të shtetasit Ksandro Kiço, për Nenet 291, 290 dhe 273 në ngarkim të shtetases K. I., si dhe për Nenin 300 në ngarkim të shtetaseve K. I. Dhe V. V.



