Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i gazit metan në një minierë në Bulqiz. Mes të plagosurve janë edhe dy shtetas kinezë ndërsa në galeri dyshohet se ka të bllokuar. Në vendngjarje kanë shkuar strukturat kompetente të cilat po punojnë për zbardhjen e çështjes.



