Sejko: Pandemia do të rrisë më tej papunësinë dhe borxhin publik

Sejko: Pandemia do të rrisë më tej papunësinë dhe borxhin publik

Efektet negative të panedmisë në ekonominë e vendit pritet të shtrihen edhe përgjatë muajve të ardhshëm. Në një konferencë shtypi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim të fortë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërkohë që parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë për ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë në muajt në vijim. Po ashtu, pritet që borxhi publik të rritet akoma më tej.

 “Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare. Aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim të fortë. Ekonomia u kontraktua 2.5% në 3-mujorin e parë. Kjo pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit gjatë vitit 2020. Kjo situatë ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare. Aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, ndërsa pritet që rritje të shënojë vetëm në vitin e ardhshëm”, tha Sejko.

Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur ta lërë të pandryshuar normën e interesit, në vlerën 0.5%.

Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën 0.5%”, tha Sejko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy