Albin Kurti për median italiane: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë fshihet Putini

Albin Kurti për median italiane: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë fshihet Putini

Në një intervistë për “La Repubblica” kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi rrezikun e një lufte të mundshme, duke theksuar se pas Serbisë qëndron Putini.

 "Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën", shprehet ndër të tjera Kurti në intervistë.

I pyetur se cilët janë elementët që e bëjnë të mendojë se Moska komandon Beogradin në raport me Kosovën, Kurti tha:

Më 25 nëntor, kryeministri serb Vuçiç ishte në Soçi: ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vjet, mesatarisht ata takohen dy herë në vit. Nuk është normale për liderët e qeverisë. Me atë rast Vuçiç tha: Folëm për standarde të dyfishta dhe hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putini është i vetëdijshëm për këtë. Unë ia tregova Veriun e Kosovës në hartë".

I pyetur nëse ka vënë re ndonjë lëvizje shqetësuese nga pikëpamja ushtarake, kryeministri i Kosovës u përgjigj:
 

Vitin e kaluar ata planifikuan 91 stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe bënë 104. Dy më të rëndësishmet quhen Mburoja Sllave dhe Vëllazëria Sllave. Që nga gushti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy