Të hënën votohet ‘Qeveria Kurti’/ PDK dhe AAK: Nuk do e votojmë

Të hënën votohet ‘Qeveria Kurti’/ PDK dhe AAK: Nuk do e votojmë

Me kërkesë të kreut të VV Albin Kurti, të hënën parlamenti i Kosovës do votojë për ‘Qeverinë Kurti’, ku PDK dhe AAK kanë hedhur poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë surprizë, duke thënë se nuk do e votojnë.

Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit në Kosovë, partitë e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt, të cilat morën ekzaktësisht PDK 21.234 % të votave, ndërsa AAK- PSD në koalicion morën 11.515 %, kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe jo qeveri të re, nëse nuk votohet të hënën ‘Qeveria Kurti’.

Duke llogaritur votat e këtyre subjekteve, ‘Qeveria Kurti’ duket se ka 27 vota kundër.

Nëse edhe nga LDK-ja nuk e voton qeverinë e re, atëhere Kurti do të duhet të bindë të gjithë deputetët e partive të tjera për të marrë votat për formimin e qeverisë.

Kushtetuta e Kosovës, sanksionon se nëse Kurti nuk siguron të paktën 61 vota sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë ose 120 vota gjithsej.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe VV-së para datës 3 shkurt.

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti”, tha Konjufca.

Pozita e kryetarit të Kuvendit, të cilën e mban Konjufca, është kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’i dorëzohet kësaj të dytës, në mënyrë që të bëhet një ndarje e barabartë e pushtetit përkatësisht që Vetëvendosje ta ketë postin e kryeministrit, kurse LDK-ja atë të kryetarit të Kuvendit. Por, Konjufca tha të premten shkurt se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

Gjatë ditës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se caktimi i seancës së tre shkurtit, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ai theksoi se i mbetet spektrit politik të bëjë veprimet e duhura për krijimin e institucioneve.

“I mbetet spektrit politik që të shohë mundësit e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që të kemi qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy