Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë Milorad Dodik është përplasur me emisarin special amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobar.
Lideri i republikës Serbska përforcoi edhe një herë se ndarja nga Bosnja mund të kryhet edhe nën trysninë e madhe dhe tinëzare amerikane.
Frikësohen se nuk po qeverisin ashtu siç duan këtu në Bosnjë, dhe pikërisht këtu Republikën Serbe. Po përpiqen ta shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit për paqen dhe për këtë na fajësojnë ne. Prandaj Republika Srpska është e fortë.
Diplomati Eskobar tha se Republika Srpska nuk ka forcë të ndahet nga Bosnja.
Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, që është me borxhe në rritje, ka kapacitet për të sfiduar NATO-n apo për të shpallur pavarësinë.
Tensionet në Bosnjë kanë qenë të larta kohët e fundit, ndërsa tendencat për mëvetësim të Republikës Srpska janë shtuar.
Bosnjë dhe Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Srpska dhe qeveria mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë ndërkombëtar.
Shpërbërja e Bosnjës do të thoshte sërish luftë në Ballkan. Për shkak të veprimeve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit, Dodik është në listën e sanksioneve amerikane.



