Autori Agron Dalipaj, i pasionuar pas etimologjisë, për një deklaratë të një kantautori italian se gjuha shqipe nuk ka ekzistuar, thotë se vjen në të njëjtin qëndrim me Akademinë e Shkencave.
Ai deklaroi se revista Sience, e nxjerr shqipen 6 mijë vjet të folur në mënyrë të pandërprerë dhe se nuk ka gjuhë në botë të ketë 3 mijë vjet pa ndërprerë.
Në studimet e mia që në një të ardhme mund të konfirmohen, nuk është gjuha e parë e shkëputur nga gjuha pre-indoeuropiane, por është vetë e shkëputur.
Unë mund ta mbroj këtë tezë pse shqipja është vetë gjuha pre indoeuropiane. Kam kristalizuar mendimin se Akademia Shkencore dhe Albanologjia shqiptare është anti-albanologji.
Po të marrim veprat etimiologjike të Çabej, atje nuk ka asnjë referencë shkencore.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dalipaj deklaroi se babai i albanologjisë, hapi varrin e shqipes pa lindur ende, duke e quajtur shqipen 93% të huazuar.
Sipas tij, shumica e fjalëve të shqipes që i cilësojnë të huaja, në fakt janë fjalë të shqipes që i kanë huazuar gjuhët e huaj.
Moneta- monedha, nëse kjo fjalë kaq e rëndësishme, sipas këtyre e kemi marrë nga latinishtja.
Gjuha emërton sipas disa parimeve, shkenca që ka bërë Çabej, nuk ka parime, përdor vetëm parimin fonetik dhe jo morfologjik.
Një shkencë që merret me fjalët dhe nuk pranon parimin kryesor të saj, formimin e fjalës, nuk është shkencë. Monedha më parë këmbehej mall me mall.
Monedha t’i shisje dhe merrje monedha, krijon marrëdhënie mes njerëzve për të marrë dhe dhënë.
Monedha nëse n bëhet r, do të thotë mor e dha, dhe nga mor e dha, bëhet monedha. Se një pjesë e gjuhëve të tjera nuk e kanë dh-në.
Fjala dovere- detyrë në italisht, nëse v-në e bëjmë b, do të thotë do bërë. Kam zbuluar pjesë të parimeve etimologjike.
Në një takim me Skënder Gjinushin, kreu i Akademisë së Shkencave rreth një vit më parë më tha se akademikët e gjuhës nuk duan t’i bëjnë oponencë dhe e dyta se ata nuk munden të bëjnë oponencë gjuhës shqipe.
Në shkencë, çdo gjë që nuk kundërshtohet pranohet. Dhe unë i thashë zotit Gjinushi, këtë që më thatë, ma jepni me shkrim. Në këtë moment, ai heshti.
Ndërkohë Akademia e Shkencave e ka pranuar se shqipja ka marrë mbi 1 mijë fjalë nga Serbia. Ata janë institucion ideologjik dhe politik i Serbisë në Tiranë.
Të jesh akademik dhe mos të kesh një vepër dhe të zgjidhesh kryetar i Akademisë, është absurde.



