Skandal/Shembin shtëpinë pa lejen e pronarit. Policia s'ndërhyn, projektohet pallat i Astrit Veliajt

Skandal/Shembin shtëpinë pa lejen e pronarit. Policia s'ndërhyn, projektohet pallat i Astrit Veliajt

Mëngjesin e kësja të mërkure, Stela Oseku e gjeti të  shkatërruar një pjesë të pronës së saj në qendër të kryeqytetit.

Thotë se askush nuk e kishte njoftuar për ndërhyrjen e fadromave në objektin ku janë  11 bashkëpronarë

Policia u gjend aty vetëm pas një telefonate të vëllait të saj, I cili e denoncoi këtë akt në komisariat. 

Prishjen e banesës e asistoi njëri nga bashkëpronarët, Fatmir Osteku,  I cili na tregon se ishte ai që kishte marrë fadromat, me pretendimin se objekti përbente  rrezik për qytetarët. Ai nuk e fsheh idene se në sipërfaqen ku janë 11 bashkëpronarrë së shpejti pritet të ndërtohet edhe pse për këtë projekt nuk ka dhënë dakordësinë njëri prej bashkëpronarave.   

Ndërtuesi që ka shfaqur interes dhe që pretendon se ka arritur dakordësinë me një pjesë të banorëve është Astrit Veliaj, ish-deputet I Partisë Demokratike dhe biznesmen I njohur. Ai pranon faktin se vetëm me një prej familjeve nuk ka arritur marrëveshje.

Bëhet fjalë për 400 m2 sipërfaqe truall,  për të cilën kanë të drejtë të 11 bashkëpronarët. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy