Nga Nertila Dosti
Incidenti i ditëve të fundit në një pallat në Unazën e Re, ka risjellë edhe njëherë në vëmendjen e publikut problemet e sigurisë në pallatet e banimit dhe jo vetëm. Masat kundër zjarrit janë më urgjentet por ka edhe shumë probleme të tjera të cilat nuk duhet të trajtohen vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla, por organet kompetente duhet të marrin masa për parandalimin e tyre.
Për Tema Tv ka folur eksperti dhe Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishaj, i cili ka theksuar se qeveria duhet të jetë me rigoroze me ndërtuesit e papërgjegjshëm.



