Shënohet 77-vjetori i shpalljes së Republikës së Shqipërisë

Shënohet 77-vjetori i shpalljes së Republikës së Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli sot në vëmendje 11 janarin e vitit 1946, datë kur Shqipëria u shpall Republikë.

Pas daljes së vendit nga Lufta e Dytë Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme. Kësisoj, për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish-Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell vendimin e Asamblesë Kryesuese që e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si foto ilustruese të këtij zhvillimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy