Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos tha në fund të mbledhjes së 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve të tjerë se do të jetë në krah të Shqipërisë deri në fundit të mandatit të saj.
Është në dorën tuaj që të jepni rezultate për qytetarët shqiptarë. Do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim.
Po ashtu Kos tha se para se të nisnin protestat ishte rënë dakord që që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike.
Mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Para se të nisin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. Procesi i anëtarësimit është në vazhdimësi. Kapitulli 27 është më kërkuesi, dhe jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin.



