Grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t/ Bregu: Agasi dhe Beqiri morën peng biznesmenin Meçe për tu tërhequr nga tenderi

Grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t/ Bregu: Agasi dhe Beqiri morën peng biznesmenin Meçe për tu tërhequr nga tenderi

Gazetari Sokol Bregu, flet për grup të strukturuar kriminal të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas tetë masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë marrë pjesë biznesmenin tjetër Gerond Meçe që të tërhiqej nga gara, pasi i kishte dokumentet më të rregullta se ata, duke bërë që të tërhiqet me anë të dhunës.

 

Sipas tij, për këtë pengmarrje janë në dijeni dhe personat që janë proceduar. 

 

Sa i takon nëndrejtorit i krimeve në policinë e Tiranës Erion Ismaili, Bregu shton se nuk kishte njeri në Tiranë që nuk e dinte se ishte i përfshirë në këto aktivitete, pasi pa iu paguar pjesa, nuk hapeshin dot pikat e basteve të paligjshme. 

 

Nëse ka një prokuror ndër më të guximshmit, një i cili e ka profesionalizmin në notat e tij më të larta është Bledar Maksuti, është i preferuari i ndërkombëtarëve për cilësinë e hetimeve. Është i gjatë dhe i thelluar në hetimet e tij. Në të gjitha çështjet që ka pasur më parë, gjykatat respektive nuk e kanë rrëzuar. Është një njeri që sheh vetëm provat, nuk ka perceptim. 

 

Është një dosje që ka 3-4 vjet që punon. Po kaloi përfshirja më shumë se 3-4 aktorë, grup i strukturuar kriminal është. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë marrë pjesë biznesmenin tjetër Gerond Meçe që të tërhiqej nga gara, se ky i kishte dokumentet më të rregullta se këta të tjerët. Tërhiqet me anë të dhunës. Janë në dijeni dhe personat që janë proceduar. Jemi me një nga prokurorët që nuk bën gabime në klasifikimin e veprës penale. Prezumohet pafajësia për gjithë këta persona deri sa të përfundojë. 

 

Janë akuza aq publike, sa askush nga ne nuk është i habitur se çfarë ka ndodhur atje. Më shumë se tre veta krijojnë një grup të strukturuar. Nëndrejtori i krimeve në policinë e Tiranës Erion Ismaili, është super personazh. Ky pa e hapur tjetri lokalin në mëngjes, të rri te dera për të marrë lekët. Është personazhi kryesor. Është përfolur pafund media e ka shigjetuar jashtëzakonisht. 

 

Çfarë nuk është thënë për rolin e tij mbi bastet. Nuk kishte njeri në Tiranë që nuk e dinte se ky ishte i përfshirë në këto aktivitete, pa paguar pjesën te ky, nuk hapeshin dot pikat e basteve të paligjshme. Ky merr pjesën e luanit, dinte çdo pikë bastesh. 

 

Ka pasur pafund akuza ndaj tij. Deri dje ishin thashetheme, sot janë akuza. Dhe dje ishin të ngarkuara në një pikë dhe zotërisë i prezumohet pafajësia. Pyet këdo në polici dhe e dinë veprimtarinë e tij. Lidhja e tij ishte Ergys Agasi. 

 

Përderisa është në të njëjtën dosje, me atë është i lidhur me dekonspirimin e një aksioni politik. Godiste personat për konkurrencë. Bastet e paligjshme nuk i ka një person, i kanë dhjetë. Ky merr para nga dikush që të godasë kundërshtarin e tij, që pikat e tjera të paligjshme të bien. Konkurrencë brenda paligjshmërisë. A mundet numri 2 i policisë të jetë në këtë situatë ligjore dhe akuzuese? 

 

Çfarë duhet t’i besosh më kësaj policie?! Çdo njeri e ka mbi shpatullat e veta që jeton në këtë qytet. Unë bëj një lidhje që shefi i madh duhet të jetë Gysi i Malavitës, se ai merrte pjesë tek të gjitha. Ka dhe një problem se këta përdorin dhe numrat zyrtarë.  

 

Po të ishte Agasi i arrestuar, normalisht nuk do kishte këto akuza. Se kur një njeri si ai ka ndikim te numri 2 i policisë, s’kishte polic ta arrestonte. Vonë po çdokujt i vjen koha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy