
Facebook bën një tjetër hap në tregun e shitjeve online. Rrjeti social ka lançuar “Facebook Shops”, vitrine virtuale që do të ndihmojnë firmat që shesin të fuqizojnë shitjet e tyre online, në një moment ku pandamia ka bllokuar shumë biznese fizike. Ky funksion ka si qëllim të ndihmojë njerëzit të gjejnë gjërat që i duhen online, kanë shpejguar drejtues të Facebook.
Firmat mund të realizojnë një dyqan të vetëm online dhe klientët mund ta shikojnë në Facebook dhe Instagram.
“Facebook Shops” mund ta gjeni në faqen e Facebook ose Instagram të një biznesi, ose në postime reklamuese.
Gjithashtu ky funksion ju ndihmon edhe të flisni me personin që menaxhon shitjet dhe të drejtoni pyetje.



