
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre Dame”.
Deputeti i PDK, Hisen Berisha, në një komunikim për “MCN live”, e sheh këtë takim hiq më shumë se takime bilaterale për mbështetjen e Kosovës nga administrata e re Trump.
Sipas tij, BE dhe SHBA po përpiqen ta shpëtojnë Kosovën nga vetrrënimi.
Tani këto kanë peshën e vet sepse është në pyetje niveli më i lartë i shtetit dhe në këto takime bilaterale besoj se mund të influencohet dhe ndikohet për ato që janë nevoja imediate për mbështetjen e SHVBA, që janë garantues të ecjes politike të Kosovës, qoftë në procesin e dialogut, qoftë në përmbylljen finale të këtij procesi të ndarjes definitive nga Serbia dhe krijimit të segmentit të fundit të shtetësisë që është ratifikimi i kufijve ndërkombëtar me Serbinë.
Mendoj se kjo fushë e inflencimi i takon dhe është ne domenin e presidentes dhe të tjera spekulime mediale për fuqizim pozicioni posë për ndonjë të ardhme për pozicione politike, mendoj se janë thjesht në nivelin e spekulimeve, ato nuk mund ta kenë atë efekt.
Ne e kemi përvojën e sjelljes së presidentes në zarf, po në ato situata krizash BE dhe SHBA e kanë një mandat të caktuar për shpëtimin e Kosovës nga vetë rrënimi, apo vetshkatrrimi, pro duhet ditur se Kosova është një shtet që ka një proces kushtetues se si rregullohen të gjitha këto afera që janë ngritur rreth takimeve të Presidentes.
Sipas Berishës, qeveria Kurti dhe presidentja Osmani kanë të njëjtën agjendë dhe se në ato takime, administrata e re e Trump, u ka bërë më dije se nuk mund të vazhdohet më me lojën e veprimeve të pakoordinuara në raport me Serbinë.
Takimet e presidentes janë tani se atje do të ketë një administratë e re, e cila nuk do të lejojë më gjuhën dhe ngjyrën dhe as mënyrën e veprimit të kësaj administrate që kemi pasur ne në Kosovë, dhe agjendën së tyre. presidentja Osmni, kryeparlamentari, kryeministri, ministri dhe i terë stafi janë më agjendë dhe janë në të njëjtën agjendë.
Tendenca për të shpëtuar vetën në këtë situatë është e lexuar edhe te ne por edhe te qarqet ndërkombëtar jam i bindur.
Edhe në këto vizita jam i bindur se administrata Trump ja ka bërë të ditur se nuk mund të vazhdohet më me këtë lojën, bëni marrëveshjet, bëni veprimet të pakoordinuar dhe tërhiquni me marrëveshje në dëm të Kosovës dhe mundohu ta nxjerrën veten nga bataku ku e kanë futur Kosovën. Jam më se i bindur se administrata e re ja ka bërë të ditur se këto forma nuk do të funksionojmë më.



