Arrestohen katër persona për terrorizëm, tre në Kosovë e një në Gjermani

Arrestohen katër persona për terrorizëm, tre në Kosovë e një në Gjermani

Tre persona janë arrestuar sot në Prizren e Skenderaj, ndërsa një në Gjermani, me dyshimin se kanë kryer vepra terroriste.

Në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet gjermane një person është arrestuar në Gjermani, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Siç bëjnë të ditur mediat e Kosovës, gjatë këtij operacioni ,në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole “Colt”, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike të tjera.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy