Koronavirusi/ Mbyllen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe

Koronavirusi/ Mbyllen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe

Të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, duke filluar nga e hëna në orën 23:59 do të pezullohen, si një masë parandaluese në betejën kundër koronavirusit.  

Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke qenë se Britania e Madhe ka marrë masat shumë vonë, vetëm pasi janë konfirmuar 1372 të infektuar dhe 35 viktima, dhe mbi të gjitha jetojnë shumë shqiptarë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka bërë me dije këtë masë drastike, siç edhe ai e quan.

I pari shtet me të cilin u pezulluan udhëtimet ishte Italia, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave, ndërkohë që më pas u pasua edhe me vendet e rajonit, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Greqinë.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar durim për në një luftë për të cilën ka paralajmëruar se nuk do të jetë e shkurtër, teksa ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmbajtjen e së cilës do e zbulojë pasdite.

Një falenderim ka pasur kreu i qeverisë për të gjithë qytetarët që janë ndërgjegjësuar, duke u shprehur i bindur se " me këtë unitet të fortë do e përballojmë me patjetër".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy