“Bashkëpunëtori i drejtësisë”/ Kalaja: Dekonspiron ngjarje ku është bashkautor, por dhe për ngjarje të tjera (VIDEO)

“Bashkëpunëtori i drejtësisë”/ Kalaja: Dekonspiron ngjarje ku është bashkautor, por dhe për ngjarje të tjera (VIDEO)

Magjistrati Florian Kalaja, për botimin e tij të fundit “Bashkëpunëtori i drejtësisë” thotë se libri është i shtrirë në tre vite dhe se fillimin e kanë nga pjesa e së drejtës dhe nga çështjet praktike që më bie të gjykoj.

 

Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV ai deklaroi se aty ku shteti është i pamundur të zbulojë produktin e veprës penale duhet t’i qaset bashkëpunëtorit të drejtësisë.

 

Sipas tij, ka ndodhur në praktikë që një bashkëpunëtor drejtësie jo vetëm ndihmon për të dekonspiruar ngjarje ku është bashkautor, por dhe për ngjarje të tjetra ku nuk është bashkautorë.

 

Përshtypja ime pas hulumtimit dhe pas këtij produkti, është se historikisht legjislatori shqiptar nuk ka një lloj kohezioni apo një llok filozofie juridike, për mënyrën se si rregullohet bashkëpunëtori i drejtësisë. ajo që duhet të jetë në një shtet të së drejtës dhe të sigurisë juridike, është që ka një lloj harmonie se si bëhen rregullimet proceduriale penale dhe rregullimet penitenciare për bashkëpunëtorin e drejtësisë. 

 

Ajo që shkon keq, është se tashmë kur sjellim në vëmendje tre dispozitat që rregullojnë bashkëpunëtorin e drejtësisë në Kodin Penal, nuk përputhen me ato që parashikon neni 37 A i Procedurës Penale. Aty ku shteti është i pamundur të zbulojë produktin e veprës penale duhet ti qaset bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

 

Ka ndodhur në praktikat tona që një bashkëpunëtor drejtësie jo vetëm ndihmon për të dekonspiruar ngjarje ku është bashkautor, por dhe për ngjarje të tjetra ku nuk është bashkautorë. 

 

Personi mund të tregojë dhe ngjarje të vetat penale por pa bashkautorë, sepse nuk e ke çështjen me të pandehur të tjerë dhe nuk e përfiton statusin bashkëpunëtori i drejtësisë. 

 

Bashkëpunëtorit të drejtësisë, deklarimeve iu duhen dhënë fuqi provuese. Ajo që kam konstatuar është mungesa e sistemacitetit në të cilën ne ndërhyjmë në ligje ndër vite. Gjithsej në janë 262 vepra penale të procedueshme me bashkëpunëtorë drejtësie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy