Korça "pushtohet" nga dëbora. Imazhe të mrekullueshme dhe nga Pogradeci (VIDEO)

Korça "pushtohet" nga dëbora. Imazhe të mrekullueshme dhe nga Pogradeci (VIDEO)

Pas orës 5 të mëngjesit të sotëm i gjithë qarku i Korçë është 'pushtuar' nga dëbora. Intensiteti i reshjeve të dëborës është më i lartë në zonat malore ku reshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Në Dardhë dhe në Voskopojë, trashësia e dëborës shkon deri në 10 cm. Firmat kontraktore ndodhen ne terren duke punuar me mjete borëpastruese dhe kriposje për të mbajtur rrugët të hapura.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë ne ato akse ku trashësia e borës është më e madhe.

Ndërkohë prej më shumë se një muaji vijojnë të jenë të bllokuar nga bora 200 banorë në fshatin Panarit ku deri më tani nuk është ndërhyrë për hapjen e rrugës.

Edhe banorët e qytetit të Pogradecit janë zgjuar këtë mëngjes me bardhësinë e saj.

Fotot e publikuara nga LSA tregojnë se shëtitorja përbri liqenit të Ohrit është e mbushur me dëborë, duke i dhënë qytetit nuanca të plota dimri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy