
Nga 1 janari ka nisur zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Avokari Redon Meksi, në studion e emisionit “MCN Economy” tha se ligji godet shtresën e mesme të shoqërisë dhe se ka prapavijë politike.
Duke vijuar më tej, Meksi tha se nga ky ligj do të preken mijëra profesionistë dhe se për të njëjtën çështje tashmë janë dy ligje në fuqi.
Ligji godet shtresën më të lirë të shoqërisë. Nuk e shoh vetëm të ardhurat, se të ishte për këtë do të vendoste rritjen e tatimit mbi dividendin, që e uli e bëri 8%. Kastrati dhe Zamir Mane paguajnë 8% unë që punoj në zyrën time vetëm 15-23%. Godet shtresën e mesme, ka prapavijë politike. Do preken me mijëra profesionistë. Në dhomën e avokatisë janë të regjistrua 14 mijë avokatë.
Sot kemi dy ligje për të njëjtën çështje. Në 2020, para zgjedhjeve qeveria tha se deri 2029 bizneset deri në 14 milionë lekë do paguajnë zero tatim fitim. Në 2023 merr hapin e ri dhe i fut një ligj të ri. VKM-në e nxori me 20 dhjetor
Është goditur shtresa e mesme. Qeveria ka pasur problem, shtresën e lirë se është ajo që del kundra. Unë do iki jashtë shtetit.
Tatimi i drejtë do të ishte ai që njeh gjithë shpenzimet.
Sipas Meksit po favorizohet biznesi i madh, i cili bën evazionin më të madh.
Evazionin fiskal kryesor e kemi nga biznesi i madh, nuk e kemi nga biznesi i mesëm apo i vogël. Pra kemi Bankers që nga 2004 që del me humbje. Si është e mundur që një kompani të dalë 20 vjet me humbje dhe të vazhdojë akoma të jetë në treg? Kemi biznese të mëdha që në fund të vitit dalin jek e jek, dalin me fitim 0. Si është e mundur që këto biznese prej 10 vitesh dalin me fitim zero. Hajde shohim bizneset e mëdha. Nafta gjatë kohës së Ukrainës na doli që dilte me humbje. Këtej çmimi dyfish, këtej dilte me humbje, u bë dhe Bordi. Evazioni kryesor është nga biznesi i madh dhe këta po favorizohen.



