Merkel: Bisedimet me Turqinë nuk duhet të ndërpriten

Merkel: Bisedimet me Turqinë nuk duhet të ndërpriten

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se është në favor të mbajtjes së një dialogu me Turqinë pas grushtit të shtetit ndaj qeverisë.

“Nuk ka justifikime ndaj kufizimeve për lirinë e shtypit dhe mijëra arrestime nga ana e qeverisë turke, por kanalet e komunikimit duhet të mbeten të hapura”, u shpreh Merkel.

“Unë do të vazhdoj të ruaj bisedimet me Turqinë”, tha kancelarja gjatë një debati të përgjithshëm në parlamentin gjerman.

“Por, kjo nuk përjashton një përgjigje të qartë për atë që është alarmuese në horizont”, shtoi ajo.

Merkel hodhi poshtë akuzat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se Gjermania nuk po luan një rol të mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se “Gjermania është po aq e angazhuar në këtë çështje ashtu siç janë të tjerët në Evropë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy