
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, paraqiti një raport vjetor mbi marrëdhëniet Greqi-Turqi, duke i konsideruar si shqetësuese raportet mbi fluturimet e avionëve luftarakë turq mbi territoret helene.
"Mosmarrëveshja mbi sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e saj është kundërproduktive dhe kundërshton përpjekjet përshkallëzuese në Mesdheun Lindor," tha Varhelyi.
“Raportet e fluturimeve mbi territorin e populluar grek nga avionët luftarakë turq janë gjithashtu një burim shqetësimi", shtoi ai. Varhelyi vuri në dukje se Ankaraja duhet të angazhohet për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zgjidhen paqësisht, ose nëse është e nevojshme palë t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Sfida më e madhe me Turqinë mbetet mungesa e perspektivës për një zgjidhje të çështjes së Qipros," tha zyrtari i BE-së.



