
A mund të përdoret imazhi i Marisë dhe Jezusit për reklamë? Kjo pyetje ka më në fund një përgjigje dhe ajo vjen nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Kjo e fundit e ka quajtur të ligjshme përdorimin e imazheve dhe simboleve fetare në postera apo në internet dhe ka dënuar Lituaninë për gjobën e vënë një kompanie për këtë arsye.
Sipas gjyqtarëve, gjoba e vënë për “ofendim të moralit public” ka shkelur lirinë e të shprehurit të kompanisë. Çështja i përket vitit 2012, kur një kompani veshjesh në Lituani lançoi një fushatë publicitare duke përdorur foton e një burri dhe një gruaje me aureolë mbi kokë: ai me xhinse dhe tatuazhe, ajo e veshur me fustan të bardhe një një varëse perlash.
“Jezus, çfarë pantallonash”, “E dashur Maria, çfarë fustani”, ishte teksti që shoqëronte imazhet dhe që shkaktoi debat të madh në opinion.
Pas ankesave në Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit, kompania u dënua me një gjobë 580 euro.
Por Gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë këtë vendim, duke kritikuar autoritetet se kanë gjykuar rastin si një reklamë “që promovon një stil jete që nuk përputhet me atë një një besimtari”, pa shpjeguar sesi e bënte këtë dhe cili stil jetese duhet inkurajuar si i duhuri. / La Repubblica /



