
Esmeralda Petrela nga Tirana, rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, si lindi pasioni i saj i veçantë për Astrologjinë.
Ajo foli për ndjesinë dhe përkushtimin që të merret me këtë shkencë.
Unë kam aftësi të gjej njerëzve shenjën e horoskopit, kam indicie ti njoh.
E kam nisur si pasion në moshën 13 vjeç, kur mami solli një libër në shtëpi që t’i lexonte karakteristikat e shenjës së saj të horoskopit. Dhe megjithatë e kam një nga gjërat e hartës sime astrologjike që në momentin që unë mësoj për astrologjinë më ndryshon jeta, dhe mua realisht ashtu më ndodhi.
Kam bërë kurse online për astrologjinë, online me një djalë nga Amerika, por ai fokusohej te astrologjia vedike, pastaj kam organizuar edhe një event me presidentin e institucionet më të amdh astrologjik në botë, i cili është në Beograd, pror erdhi këtu përpara covidit dhe kemi organizuar. 111 erdhën në atë event, ishte shume i pritshëm.
Horoskopi është i përgjithshëm megjithatë unë nuk mendoj se leximi i shenjës tënde është diçka e ekzagjeruar dhe e tepruar, të bësh hartën tënde astrologjike është shumë mirë por edhe parashikimin e ashendentit është mirë ta lexosh.
Pastaj kam bërë një test me disa nxënës, duke ua dhënë karakteristika e shenjave të tyre por që ata nuk i dinin dhe ata pikërisht ato zgjodhën, pa dijeni.
Astrologia Petrela, solli në vijim karakteristikat kryesore të 12 shenjave të horoskopit.
Dashi
Dashin e karakterizon zelli, vullneti, është i papërtuar, gatishmëria për të marrë iniciativa, për të nisur gjëra të reja.
Demi
Demi i do gjerat e mira, do dashuri, do gjëra të planifikuara. Janë punëtor, por aty fillojnë të jenë strategjik mbi gjërat,
Binjakët
Është shenjë që do të zbulojë gjera, janë të drejtpërdrejtë dhe janë të zgjuar dhe e dallon te mënyra se si menaxhojnë komunikim te disa njerëz të tjerë.
Gaforrja
Imagjinatën e kanë të thelluar, fillojnë e shqetësohen për më shumë gjëra, dhe bëhen më pas më serioz, luhatjet e humorit i ka të jashtëzakonshme. Janë amvisë të mirë janë intuitivë.
Luani
I pëlqen pak vetja, të flas për idetë e tij, është i fokusuar te intelekti, janë të prirur për matematikë, sport, por janë besnikë, thonë më fal.
Virgjëresha
Është shenjë e rritur, i pjekur, i organizuar, shumë i vetëdijshëm për ambientin përreth, i intereson puna që bëhet mirë, janë shumë human, janë shenjë praktike.
Peshorja
Shenjë që dashuron partneritete, bashkëpunimet, i pëlqen se vetëm kështu është të ecët përpara, i pëlqen komuniteti, është paksa më shumë romantik, e ke të vështirë të mërzisësh me një peshore, sepse i menaxhojnë gjërat në mënyrë elegante.
Akrepi
Janë shenjë qe do shumë të investigojë, janë detektivë të lindur. I shohin gjërat paksa bardh e zi. Janë të prirur ti besojnë pak teorive konspirative sepse besojnë se fshihet diçka pas tyre dhe vet janë misterioz.
Shigjetari
Janë impulsiv në vendime, ja lënë rastësisë në vendime, duan të jetojnë të zbaviten. Janë filozofë. Do liri dhe jep liri, nuk i pëlqen mënyra konservatore e raportove.
Bricjapi
Shenja e përgjegjësisë, lekë, punë, ambicie, seriozitet, i intereson mendimi i njerëzve, janë më të informuar dhe ta shpjegojnë sepse ky nuk është mendimi i duhur, janë shumë të drejtpërdrejte. Nuk janë se janë euforik kot, kanë baza.
Ujori
Është bujar, do që të dallohet që në veshje, do të rebelohet, është i bindur për çfarë do dhe çfarë nuk pëlqen, do rehatinë e vet.
Peshqit
Shenja e imagjinatës, është romantik, i shiko gjerat nga lart, i interesojnë gjërat e mira të botës, janë njerëz të organizuar dhe janë komunikues.



