Modelet shquhen për trupin e gjatë dhe të hollë, por një prej tyre po përpiqet të hyjë në rekordin “Guinness” për këmbët më të gjata në botë.
“Besoj se kam këmbët më të gjata në Australi dhe mesa di unë, edhe në Amerikë”, thotë ish-modelja.
Australianja 39-vjeçare është nënë e dy fëmijëve. Këmbët e saj arrijnë gjatësinë 130.556 cm, ndërsa rekordin deri tani e mban rusja Svetlana Pakratova, me këmbë që arrijnë gjatësinë 131.826 cm.
Arthur thotë se për shkak të afërsisë që ka me rekordmbajtësen, ajo do të kontaktojë Rekordet Guinness për të marrë vesh se si bëhet matja.
39-vjeçarja ka këmbë që në gjatësinë e tyre përbëjnë 69 % të trupit.
Ajo është e martuar me Cameron Arthur, i cili është pak më i shkurtër.
“Martesa me të është gjë e mirë për shpinën time, sepse mund të rri drejt”, thotë ai me shaka.
Ish-modelja rrëfen se e ka nisur punën në pasarela kur ishte vetëm 15 vjeç dhe këmbët janë bërë shkak për ta pranuar, por edhe për ta refuzuar në botën e modës.



