Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Emiljo Çika komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV zhvillimet politike në Greqi, ku do të mbahen me 21 maj zgjedhjet parlamentare. Çika tha se sipas sondazheve rezultatet janë ato të para aksidentit në Tempi, ku udhëheq Demokracia e re e Micotaqis. Sipas tij, Demokracia e Re do përpiqet të unifikojë të gjitha votat e ekstremit të se djathtës. Megjithatë Çika thekson se me sistemin proporcional të pastër që është në fuqi do të jetë e vështirë një qeveri pa koalicion.
I pyetur mbi propozimin e Çavusoglu që të dy vendet t’I zgjidhin mosmarrëveshjet në Hagë, Çika shprehet:
Propozimi i Çavusoglu Cavusoglu vjen në një kohë kur ka pasur një ulje të retorikës në marrëdhëniet greko-turke dhe ka pasur një bashkëpunim mes dy ministrave të Jashtëm që kanë një njohje të hershme mes tyre. E vështirë të gjendet kompromis, pasi janë një sërë çështjesh që s’janë të lehta për t’u zgjidhur qoftë edhe përmes një institucioni si Gjykata e Hagës. Të dy vendet janë në periudhë parazgjedhore dhe ku dy qeveritë nuk dihet nëse do të jenë pas zgjedhjeve përsëri qeveri në pushtet. Në parim propozimi i ministrit turk ka një konotacion pozitiv, por s’ka detaje në lidhje më çfarë duhet të çohet në gjykatën ndërkombëtare.
Nëse sondazhet përkthehen në realitet votash, kemi një rikthim apo hapje të asaj që quhet ‘gërshëra e votimeve’ në Greqi. Kthehemi në rezultate që ishin para aksidentit në Tempi, ku partia në pushtet kryeson sondazhet dhe Syriza vazhdon të ndjekë me rezultate të mëparshme. Të dyja partitë, edhe me rezultatet e tanishme s’do arrijnë të bëjnë dot një qeveri monopartiake. Është çështje e sistemit të votuar nga qeveria e mëparshme. Sistemi proporcional i pastër krijon vështirësi në krijimin e një qeverie me një parti të vetme”.
I pyetur nëse mund të kthehet e majta në pushtet, Çika thotë se do të ishte shans i humbur për të majtën nëse nuk bashkohet për të krijuar të paktën një qeveri minorance.
Do ishte shans i humbur për të majtën nëse nuk bashkohet qoftë edhe për të krijuar një qeveri minorance. Shansi i të majtës në Greqi është me këtë sistem. Zgjedhjet e reja do bëhen me sistem të ri, që i jep një bonus partisë së parë 40 deputetë. Besoj se do jetë shans i humbur i të majtës nëse nuk përbashkohet qoftë edhe për të krijuar një qeveri minorance. Pretendimi i Syriza-s është që do fitojë zgjedhjet dhe do krijojë qeverinë ajo. Sipas Ciprasit do jetë një qeveri novatore, me shumë gra në qeveri”.
I pyetur nëse ka shanse për rikthimin e të djathtës ekstreme në Parlament, Çika shton:
Është goditur me vendime politike dhe gjyqësore. Ish-krerët e Agimit të Artë janë të gjithë të dënuar dhe të burgosur. Si parti Agimi i Artë është e pamundur të rikthehet me ish-liderët, që kishin një afashinancë politike pas krizës në Greqi. Por ka vota të ekstremit që janë grumbulluar në parti dytësore. Me sa mendoj ajo që do ndodhë në 21 maj, partia e Demokracia e Re do përpiqet të unifikojë të gjitha votat e ekstremit të se djathtës”,



