Kallëzimi në SPAK, Kalaja: Shoqërim i dhunshëm i protestuesve, të pezullohen nga detyra drejtuesit e Policisë (VIDEO)

Kallëzimi në SPAK, Kalaja: Shoqërim i dhunshëm i protestuesve, të pezullohen nga detyra drejtuesit e Policisë (VIDEO)

Aktivistja Adriana Kalaja ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të akuzuar për shpërdorim detyre mbi veprimet e bëra ndaj protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, për rritjen e çmimeve.

Përfaqësuesja ligjore e protestuesve tha për MCN TV, se kallëzimi penal është dorëzuar në emrin e saj personal si përfaqësuese e protestuesve, që ka dijeni për veprat penale të konsumuara nga zyrtarët e policisë.

Kalaja bëri të ditur se kallëzimet janë bërë referuar shoqërimeve të protestuesve në datave 9, 10 dhe 11 mars, nga ministri Çuçi, drejtori i Policisë, Gledis Nano dhe drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, si dhe drejtori i policisë Tiranë, Lorenc Paganika.

Zyrtarët e policisë kanë shpërdoruar detyrën, kanë bërë kallëzim të rremë, pengim në ushtrimin e së drejtës për të protestuar dhe kryerjen e veprimeve arbitrare në bashkëpunim. Referuar provave që kam depozituar, këto veprime janë kryer pas një urdhri politik të dhënë dhe veprimet janë kryer në shpërdorim të detyrës. Përveç kërkimit të parë që kam kërkuar ndjekjen penale ndaj zyrtarëve, kam kërkuar marrjen e masës së sigurimit, pezullimi në ushtrimin e detyrës deri në përmbylljen e plotë të hetimeve. Protestuesit janë mbajtur në shkelje të të drejtave të njeriut, në dhoma për 4-5 persona, janë mbajtur 15 protestues. Iu është refuzuar uji, shërbimi shëndetësor për 6 deri në 8 orë. Kam vënë në dijeni edhe Presidentin edhe Avokaten e Popullit.

Kalaja tha më tej se ka depozituar në SPAK dhe pamje filmike dhe fotografi ku protestues të shumtë janë shoqëruar dhunshëm nga efektivë policie që nuk kanë numrin e identifikimit, gjë që siç shtoi ajo, bie ndesh me dispozitat ligjore.

Sipas saj, një pjesë e këtyre protestuesve janë ndaluar dhunshëm nga civilë të armatosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy