Meksikë, rrëmbehen dhe zhduken 3 italianë (VIDEO)

Meksikë, rrëmbehen dhe zhduken 3 italianë (VIDEO)

Autoritetet meksikane kanë nisur hetimin kundër katër oficerëve të policisë që dyshohet se iu kanë dorëzuar trafikantëve tre qytetarë italianë që janë zhdukur. Ata i kishin arrestuar në një stacion benzine paraprakisht dhe i kanë dorëzuar tek një bandë kriminale lokale për 43 euro secilin. Qytetarët e zhdukur - të gjithë nga Napoli - u panë për herë të fundit më 31 janar në Tecalitlán, një qytet bujqësor, në shtetin perëndimor të Jalisco. Por çfarë supozohet të ketë ndodhur?

Raffaele Russo, 60 vjeç, djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij, Vincenzo Cimmino, 29 vjeç, u ndaluan në një pikë karburanti. Komunikimi i fundit i të afërmve me ta, ka qenë në momentin që janë arrestuar nga policia, kur Russo ka dërguar një mesazh në Ëhatsapp ku thoshte se ishin arrestuar nga policia.

Zona kontrollohet nga karteli Jalisco Neë Generation, një nga bandat më të fuqishme kriminale në Meksikë. Ende nuk është e qartë se cfarë po bënin italianët në Meksikë, por paraprakisht dyshohet se ishin atje për të shitur mallra kineze të lira të cilat i kalonin si mallra me cilësi të lartë të markave përkatëse. Mediat meksikane kanë tërhequr paralele midis këtij rasti dhe asaj të 43 studentëve meksikanë që u zhdukën nga qyteti i Igualës në vitin 2014.

Prokurori i shtetit në atë rast tha se studentët u dorëzuan nga policia e korruptuar lokale në një bandë kriminale, që i vrau ata dhe dogji trupat e tyre.

Policia lokale, e cila është e keqtrajnuar dhe me  paga të ulta, shpesh kërcënohet ose marrin ryshfet nga bandat kriminale.

Muajin e kaluar, departamenti i shtetit i SHBA paralajmëroi turistët të "shmangnin tërësisht" pesë shtete të Meksikës për shkak të nivelit të lartë kriminal. Colima, Guerrero, Michoacán, Sinaloa dhe Tamaulipas janë klasifikuar si një rrezik i nivelit katër, më i larti në shkallë dhe i njëjtë si vende të tilla si Iraku dhe Siria.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy