Negociatat me BE, Rama: Sinjal pozitiv për ecurinë e Shqipërisë, opozita ka në frymë Esat Pashën (VIDEO)

Negociatat me BE, Rama: Sinjal pozitiv për ecurinë e Shqipërisë, opozita ka në frymë Esat Pashën (VIDEO)

Një ditë pas lajmit për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë në BE, Edi Rama ka dalë në një konferencë në ambientet e kryeministrisë, ku sipas tij ajo që ndodhi dje ishte një sinjal pozitiv për ecurinë e Shqipërisë drejt kryerjes së atyre punëve që vitin e ardhshëm do t’i japin lirinë për të shkuar drejt BE-së. Kreu i qeverisë e quan sukses vendimin e ministrave të Jashtëm të BE që Shqipërisë t'i hapen negociatat në qershor 2019.

"Nuk ka kushte të reja, por ka një datë drejt të cilës Shqipëria dhe Maqedonia janë të kushtëzuara me vijimin e reformave. Morëm dritë jeshile për çeljen e negociatave. Datat për çeljen nuk janë asnjëherë imediate, por pas rekomandimit ka gjithmonë një hapësirë në mes. Vendosja e datës në 12 muaj nga sot është absolutisht një zgjidhje optimale, e cila e blindon perspektivën e Shqipërisë drejt BE", deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, numri një i qeverisë hedh akuza mbi opozitën, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka luftuar që Shqipëria të mos bëjë asnjë hap drejt integrimit europian.

"Si mund të shtyhet një datë që nuk është vendosur akoma? Si mund të pranohet që të ndizet drita jeshile për një vend të mbytur me korrupsion e krim? Miqtë tanë ndërkombëtarë na pyesin se si ka mundësi që opozita jonë e do me kaq pasion mosçeljen e negociatave? Si ka mundësi që bën këtë, që nuk e ka bërë asnjë opozitë e vendeve të tjera? Ka mundësi sepse kjo është mundësia e vetme për këtë opozitë. Tamam si mallkim që na ka ndjekur rrugë më rrugë”, deklaroi Rama.

Nëse do vazhdoja të shkruaja vijimin e ‘Kurbanit’, do të dilnin dy vëllime ‘Europë m'u bëfsh kurban’, dhe ‘Europë t’u bëfsha kurban’”, tha më tej kryeministri, duke vijuar me akuzat ndaj opozitës se "Të huajt pyesnin, po si ka mundësi që opozita juaj të paguajë media në vendet tona për të shpërfytyruar vendin tuaj, e duke mos lënë deputet pa kapur e për të ndërsyer kë të mundet në ato vende ku ka erëra anti-europiane. Si ka mundësi? Ja pra që ka mundësi se kjo është fryma e vetme e opozitës që në frymë ka Esat Pashën, Sali Efendiun dhe në fytyrë ka Babale Veliun".

 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy