Analisti Milaim Zeka, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, tha se Albin Kurti po paraqitet refuzues dhe arrogant në raport me ndërkombëtarët duke ndjekur logjikën e Millosheviçit.
Zeka tha se ndërkombëtarët do ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti nëse do të vazhdojë të refuzojë propozimet e tyre.
Sot ishin 5 emisarë që u takuan me Kurtin, bashkë me Lajçakun. Lajmi është që edhe Italia ka caktuar një ndërmjetësues të dialogut Serbi-Kosovë. Vuçiçi duke ditur sjelljen arrogante të Kurtit, pranoi planin franko-gjerman. Vuçiçi ka mësuar nga Millosheviçi. Refuzues dhe arrogant po paraqitet Kurti. Po ndjek logjikën e Millosheviçit, duke refuzuar çdo propozim të bashkisë ndërkombëtare. Do jetë akoma më i rëndë çmimi që do paguajnë qytetarët. Ndërkombëtarët do ta rrëzojnë nëse ky vazhdon të refuzojë propozimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ose do kemi rezultat shumë më të keq. Nëse deri më sot është folur për Zajednicët, tani është spekuluar që Vuçiçi ka bindur ndërkombëtarët që të kenë autonomi brenda Kosovës. Ata që në Tiranë dhe Prishtinë kanë qenë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, përfshi Metën dhe Berishën, vetëm për të qenë kundër Thaçit...Ideja e shkëmbimit të territoreve ishte brilante. Këta janë shkatërrimtarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Shqipëria i shiti naftë Serbisë dhe me atë naftë u furnizuan tankset e Serbisë, këtë e ka pranuar edhe Berisha”.



