“Karta e Adriatikut”/ Xhaçka: Faleminderit NATO-s për mbështetjen, në 2020 Shqipëria merr kryesimin e nismës

“Karta e Adriatikut”/ Xhaçka: Faleminderit NATO-s për mbështetjen, në 2020 Shqipëria merr kryesimin e nismës

Në Tiranë po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2020 ka kryesimin e nismës.

Të pranishëm në takim janë ministrat e Bosnjes, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falenderuar shtetet e kësaj organizate për ndihmën e tyre të jashtëzakonshme në momentet e tragjedisë.

Minsitrja Olta Xhaçka theksoi rolin që ka mbështetja e këtyre vendeve për njëra-tjetrën në momënte të vështira dhe njoftoi një angazhim te ri të Shqipërisë në Irak në kuadër të paqës dhe sigurisë.

'Në emër të qytetarëve shqiptarë, ju falenderoj për mbështetjen tuaj në tragjedinë tonë.

Nuk ishte vetëm ndihma, ushqimet, çadrat apo financat por kurajo dhe solidariteti që na tregoi ne se nuk ishim vetëm. Kjo e bëri më të lehtë punën tonë.

Ne kemi prioritet të madh politikën e dyerve të hapura dhe sot kjo është një domosdoshmëri sepse formate si ky hedhin themelet për bashkëpunime ne qëllim garantimin e paqes euro-atlantike.

Forcimi i punës sonë në kuadër të NATO-s ka qënë dhe mbetet angazhm i yni. Jam shumë e kënqur që gjatë vitit 2019 ne organizuam një numër të madh aktivitetetsh në këtë kuadër.

Dua të theksoj një angazhim në Irak në vitin 2020, ku Shqipëria do të luajë rolin e drejtueses. Nxitja e solidaritettit ishte e vetmja gjë e bukur në këto ditë të vështira, që na bëri të kuptojmë se bashkëpunimi dhe mbështetja është gjëja që kemi më shumë nevojë.

Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha mundësitë për prioritetet. Të forcojmë punën dhe angazhimin tonë në kuadër të NATO. Gjatë 2019 ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh. Mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar. Roli i A5, është i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në kuadër të sigurisë. Ashtu siç u pa pas tërmetit, bashkë mund t’ia dalim çdo sfidë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në fjalën e saj në konferencën 'Karta e Adriatikut (A5)', zv. asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper deklaroi se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s.

'Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit. Do të dëshiroja t'ju siguroja se angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë i fortë. Udhëtimi në vendet e A5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i SHBA në këtë rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë prezent.

Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrës për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 por edhe në koalicione të tjera. Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme dhe i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi', tha Cooper.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy