
Greqia ka sekuestruar një cisternë nafte me flamurin rus në ishullin Evia, si pjesë e sanksioneve të BE të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, BE-ja ndaloi anijet me flamur rus nga portet e bllokut 27-vendesh, me disa përjashtime, pasi miratoi sanksione të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë.
19 anëtarë të ekuipazhit rus të cilët ndodheshin në bordin e anijes u ndaluan në bregun Jugor të Evias.
"Ai është sekuestruar si pjesë e sanksioneve të BE-së," tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit.
Deti i trazuar e detyroi mjetin lundrues të ankorohej në Karystos ku u kap, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Athinës.



