Duterte: Po nuk na shiti Amerika armë, do blejmë nga Rusia dhe Kina

Duterte: Po nuk na shiti Amerika armë, do blejmë nga Rusia dhe Kina

Presidenti i Filipineve vijon të bëjë deklarata të forta. Rodrigo Duterte u tregua mospërfillës ndaj vendimit të administratës së Shteteve të Bashkuara për të pezulluar shitjen e planifikuar të 26.000 pushkëve vendit të tij

“Po nuk na shiti Amerika armë, atëherë do t’i marrim nga rusët”, tha ai duke shtuar se  “ata që e kanë marrë një vendim të tillë janë ca majmunë e ca budallenj”.

“Pa shikojini këta majmunë, ne duam t’iu blejmë 26.000 armë zjarri, ata nuk duan të na i shesin. Këta amerikanë teveqelë. Rusia na fton vetë, Kina po ashtu. Kinezët janë të hapur për çdo gjë që mund të nevojitet, na kanë dërguar dhe broshura ku mund të përzgjedhim çfarë të duam”, deklaroi Duterte. 

Departamenti amerikan i Shtetit e ndaloi shitjen e armëve për policinë filipinase pasi Ben Cardin, demokrati më me peshë në komitetin e marrëdhënieve me jashtë të Senatit amerikan, e shprehu hapur kundërshtinë ndaj marrëveshjes duke cituar si arsye shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës së përgjakshme të Dutertes kundër trafikantëve dhe përdoruesve të drogës. 

Më shumë se 2 300 vetë janë vrarë gjatë operacioneve policore, apo janë ekzekutuar nga grupe vigjiluesish gjatë fushatës kundër narkotikëve të nisur në muajin qershor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy