Notre Dame, “profecia” e Hygoit dhe marketingu që gjeneroi zjarri i së hënës

Notre Dame, “profecia” e Hygoit dhe marketingu që gjeneroi zjarri i së hënës

Me katedralen e Parisit po ndodh i njëjti fenomen që ndodh me artistët kur vdesin: rritet në mënyrë të menjëhershme interesi dhe si pasojë edhe shitjet. Në rastin e Notre Dame, i gjithë interesi është orientuar drejt romanit të Viktor Hygoit. “Katedralja e Parisit” është në krye të listës së më të shiturve nga Amazon në Francë, pas zjarrit që përfshiu ndërtesën simbol të hënën.

Botime të ndryshme të romanit zënë vendin e parë, të tretë, të katërt dhe të dhjetë në listën e më të shiturve  në internet.

Romani i shkruar në vitin 1831 e vendos subjektin në vitin 1482. Në qendër të tij është Esmeralda, një grua e bukur cigane; Frolo dhe Kuazimodo, kurrizoja që i binte këmbanës.

Por edhe vetë katedralja shihet si një nga personazhet kryesore në libër.

Në një pasazh të romanit, autori përshkruan momentin kur katedralja përfshihet nga zjarri, pasi Kuazimodo përdor flakët dhe gurët për të sulmuar Truands, në mënyrë që të shpëtojë Esmeraldën.

“Të gjithë sytë ishin drejtuar në majë të kishës dhe shikonin atje një pamje të jashtëzakonshme. Në kreshtën e galerisë më të lartë, më e lartë se dritarja qendrore, kishte një flakë të madhe në mes të dy kullave, me shumë shkëndija. Një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, gjuhët e së cilës ngriheshin herë pas here mes tymit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy