Shkon në 183 numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë, qysh nga nisja e agresionit rus më 24 shkurt.
Shifra e fundit u bë e ditur nga komisionerja për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Lyudmila Denisova, me anë të një postimi në Telegram.
Bazuar në regjistrin e unifikuar të hetimeve paraprake, qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, 183 fëmijë janë vrarë dhe 342 janë plagosur.



