Clinton sërish e akuzuar për “mashtrim” në parapraket e demokratëve

Clinton sërish e akuzuar për “mashtrim” në parapraket e demokratëve

Partia demokrate ishte de facto nën ndikimin e Hillary Clinton edhe përpara se të shpallej fituese brenda kampit të saj në presidenciale në 2016, u shpreh ish-drejtuesja e përkohshme e partisë duke konfirmuar akuzat e Bernie Sanders dhe duke i lënë terren të lirë Donald Trump për të vepruar.

Kjo deklaratë e bërë nga Donna Brazile tronditi opinionin publik, në atë kohë kryetare e përkohshme e komitetit kombëtar demokrat (DNC) nga korriku 2016 në shkurtin e 2017, në një libër që pritet të botohet javën e ardhshme në SHBA.

Ajo rrëfen se partia dhe stafi i fushatës së Hillary Clinton nënshkruan një marrëveshje në gushtin e 2015 në mënyrë që kampi i Klinton të ndihmonte në rimëkëmbjen financiare të partisë, e zhytur në borxhe, kjo çështje ishte bëre e ditur publikisht. Në këmbim, stafi i Klinton zotëronte të drejtën e vetos për postin e drejtorit të komunikacionit të partisë dhe pika të tjera, që nuk bëhen të ditura.

“Në këmbim të financimeve dhe investimeve në DNC, Hillary kontrollonte financat dhe strategjinë e partisë, dhe gjithë paratë e mbledhura”, shkruan Donna Brazile, sipas artikullit të publikuar dje nga Politico. DNC ishte e detyruar për të konsultuar stafin e fushatës për pjesën e personelit, buxhetin, të dhënat, punën analitike dhe email-et.

Ajo tha se nuk e kishte kuptuar këtë funksionim, sekret, deri në fund të korrikut 2016, disa ditë pasi zëvendësoi pa paralajmërim Debbie Wasserman Schultz. Drejtuesja e DNC dha dorëheqjen në mesin e konventës për zgjedhjet paraprake, pas publikimit nga WikiLeaks të mesazheve të piratuara që shfaqnin armiqësinë e zyrtarëve kundër Bernie Sanders, rivali i Klinton.

Kjo shpjegon, shkruan Donna Brazile, se përse ajo nuk mundej të shkruante një deklaratë pa dritën jeshile të ‘Brooklyn’, selia e fushatës së Clinton. “Marrëveshja nuk ishte e paligjshme, por nuk kishte sigurisht as etike”, u shpreh ajo më tej, raporton ATA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy