Shpëtim Agolli: Biznesi i vogël në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ka paguar atë që s'ka fituar (VIDEO)

Shpëtim Agolli: Biznesi i vogël në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ka paguar atë që s'ka fituar (VIDEO)

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Shpëtim Agolli të shtunën është shprehur se biznesi i vogël në Shqipëri gjatë kësaj periudhe 6-mujore ka paguar atë që s’ka fituar.

I ftuar në studion e lajmeve në televizionin TVT, Agolli theksoi se duke iu referuar raportit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, rezultoi se biznesi i vogël dhe ai i mesëm, gjatë kësaj periudhe i kishte paguar të gjitha taksat dhe tatimet konform detyrimeve dhe kushteve ligjore.

Sipas tij, në fakt, si detyrimet por edhe kushtet ligjore janë shpërndarë në mënyrë të njëanshme, pasi biznesi ka paguar atë që nuk ka fituar.

Atë që nuk kishte detyrim ligjor që ta paguante”, tha ai.

Agolli u shpreh se biznesi i vogël për këtë periudhë ka qenë më shumë në krizë se të gjitha bizneset e tjera.

Ai theksoi se duke u nisur nga shifrat e qeverisë, thuhet se janë mbyllur 32 mijë biznese të vogla dhe të mesme, ndërsa papunësia në këto sektorë është shumë më e madhe nga sa qeveria ka raportuar. 

Ndihma që dha qeveria për biznesin e vogël dhe të mesëm ishte thjeshtë një asistencë, por drejtpërdrejt për biznesin nuk ishte ndonjë ndihmë”, u shpreh Agolli.

Sipas tij, nëse qeveria nuk e ndihmon këtë lloj kategorie biznesi, pasojat do të shihen në fund të vitit ose gjatë vitit të ardhshëm.

40 mijë biznese që duhej të aplikonin për kredinë e famshme sovrane, vetëm 300 biznese kanë aplikuar dhe është dhënë as 40% e fondit të alokuar. Madje pa dashur të përmend për etikë televizive, kreditë i kanë marrë ca kompani që kanë lidhje të afërta me qeverinë dhe ato i kanë çuar për shpërblime të punonjësve dhe drejtorëve”, tha Agolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy